“E ke dhuratë nga qytetarët” – aktivistët e qëllojnë me tortë ‘15%’ kryetarin e ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës

“E ke dhuratë nga qytetarët” – aktivistët e qëllojnë me tortë ‘15%’ kryetarin e ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës

Aktivistët e nismës “Asnjëcentmëshumë” i kanë bërë “dhuratë” një torte me mbishkrimin “15%” kryetarit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, Ymer Fejzullahu, në një parking të enjten.

Por Fejzullahu nuk e pranoi dhe më pas aktivisti Dibran Hoxha ia hodhi tortën kur kryetari i ZRRE-së hyri brenda në veturë.


Aktivistët po kundërshtojnë rritjen e paralajmëruar prej 15 për qind të çmimit të rrymës duke nisur nga prilli. Të shtunën nga ora 15:00 është paraparë të mbahet protesta në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

/Motilokal.com