Sipas studimeve të ecësh në një vend të qetë dhe me gjelbërim mund të përmirësoj ndjeshëm gjendjen shpirtërore dhe të reduktojë stresin. Ecja e pastron mendjen nga mendimet e këqija, çdo hap formon një ritëm për të menduar në heshtje.
Mjafton një shëtitje 15 minutëshe në natyrë, ose po aq minuta duke parë yjet nga çatia që të ndjesh një lidhje shpirtërore me botën përtej shtëpisë tënde.
Kjo lidhje që krijon me universin ul nivelin e stresit dhe rregullon gjendjen shpirtërore dhe humorin. Një studim i fundit ka treguar që ecjet në pyll ulin nivelin e ankthit.
Ndërsa, ecja në një mjedis më të zhurmshëm, pa karakteristikat e mësipërme, na ekspozon ndaj nxehtësisë dhe zhurmës që kjo nënkupton ngarkesë për humorin, nivelet e stresit dhe shëndetin tonë.
Studimi shton një tjetër debat se mjedisi është i rëndësishëm në përmirësimin e shëndetit mendor dhe mjediset urbane duhet të gjelbërohen mjaftueshëm për t’u bërë më tërheqës dhe për të vepruar si qetësues të stresit kur ecim.
Faktorët klimatikë si temperatura e lartë, ndotja e ajrit dhe ndotja akustike, si dhe ndryshimet e tyre, ndikojnë në shëndetin mendor dhe duhet të merren parasysh në hartimin e peizazheve urbane, argumentojnë studiuesit.
/Motilokal.com
