Një thënie popullore thotë “Cungun më të madh ruaje për Shën Gjergj”. Me hyrjen e stinës së pranverës të gjithë mendojmë se tashmë jemi përshëndetur me dimrin, borën, por moti vazhdon të na surprizoj.
Java e parë e prillit në Kosovë parashihet të mbajë me vranësira e reshje shiu, duke u pasuar me reshje bore e rënie të temperaturave.
Sipas parashikimit te Motilokal.com këtë fundjavë dhe fillimin e javës me 6 dhe 7 prill parashihet të bie borë. Temperaturat në këto dy ditë do të zbresin deri në -1 gradë Celsius.
Ndryshim moti pritet edhe në Shqipëri. Në fundjavë priten reshje shiu të shoqëruara me bubullima dhe rrufe. Ndërsa në zonat malore dhe disa të ulëta priten reshje bore.
Reshje shiu edhe bore priten edhe në Maqedoninë e Veriut në fundjavë dhe fillim jave.
Motilokal do ju mbajë të informuar si çdo herë më të rejat e moti.
/Motilokal.com
