Moti të premten dhe fundjavë në Maqedoni – Ja çfarë pritet

Moti të premten dhe fundjavë në Maqedoni – Ja çfarë pritet

Moti të premten në Maqedoni do të mbajë pjesërisht me vranësira e reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut.

Të shtunën parashikohet mot pjesërisht me vranësira e periudha me diell. Lokalisht do të ketë kushte për jostabilitet me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë.

E diela pritet të mbajë pjesërisht me vranësira dhe ftohtë me reshje të kohëpaskohshme shiu, në male dhe në disa vende më të larta borë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu.

/Motilokal.com