Fryrja e barkut është një problem i zakonshëm për shumë njerëz dhe mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshëm si ushqimi i keq, aktiviteti i ulët fizik dhe stresi, dhe disa pije mund t'ju ndihmojnë të zgjidhni këtë problem.
Mes tyre spikat çaji i mentës, i cili njihet për vetitë qetësuese në sistemin tretës, çaji i mentës ndihmon në reduktimin e fryrjeve duke relaksuar muskujt në sistemin tretës. Mentol në gjethet e mentës ka veti natyrale që ndihmojnë në lehtësimin e ngërçeve dhe shqetësimit të shkaktuar nga fryrja.
Krahas çajit të mentës, kamomili është i njohur për vetitë e tij të shumta anti-inflamatore dhe qetësuese, gjë që e bën të përshtatshëm për zbutjen e simptomave të fryrjes.
Kamomili lehtëson dhimbjet e stomakut dhe redukton stresin, i cili mund të jetë një nga shkaqet kryesore të fryrjes së barkut. Rekomandohet të pini këtë çaj para se të shkoni në shtrat sepse ndihmon në relaksim dhe cilësi më të mirë të gjumit.
Gjithashtu, xhenxhefili është një ilaç i fuqishëm natyror për dispepsi, duke përfshirë fryrjen dhe gazrat. Kjo barishte ka veti anti-inflamatore që ndihmojnë në reduktimin e fryrjes duke stimuluar prodhimin e acidit në stomak, i cili përmirëson tretjen.
Xhenxhefili përmirëson qarkullimin që mund të ndihmojë në reduktimin e ndjenjës së rëndimit në stomak. Për një shije më të mirë, çaji i xhenxhefilit mund të kombinohet me mjaltë ose limon.
/Motilokal.com
