Uji po shpenzohet më shumë, por shiu po bie më pak – Çfarë tregojnë të dhënat e ASK-së?

Uji po shpenzohet më shumë, por shiu po bie më pak – Çfarë tregojnë të dhënat e ASK-së?

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka dalë me disa të dhëna që tregojnë gjendjen e mjedisit në Kosovë.

Rezultatet e hulumtimit tregojnë se në vitin 2024 numri më i madh i ditëve me të reshura atmosferike ishte në muajin maj (17 ditë), ku krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kishte tri (3) ditë më pak të reshura (2023, 19 ditë).

“Kurse, gjithsej reshjet mesatare në Kosovë kanë rënë në 647.3 mm, krahasuar me vitin 2023 që ishin 787.0 mm, që do të thotë se rreth 139.7 mm më pak”, bëhet e ditur nga të dhënat e ASK-së.

Sasia e ujit e shpenzuar nga ekonomitë familjare ishte 55.6 mil. m³, ku krahasuar me të dhënat e vitit 2023 (54.2 mil. m³) ka një rritje të lehtë prej 1%.

Tutje, nga të dhënat e ASK-së temperatura mesatare maksimale në vitin 2024 ishte në muajin gusht (38.9°C), ku krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023 (korrik, 31.0°C) kishte rritje prej 7.9°C.

Ndërkaq, temperatura mesatare minimale në 2024 ishte në janar (-13.9°C), kurse vitin 2023 temperatura mesatare minimale ishte në muajin shkurt (-2.5°C).

Sipas të dhënave të ASK-së sasia e ujit e shpenzuar nga ekonomitë familjare ishte 55.6 mil. m³, ku krahasuar me të dhënat e vitit 2023 (54.2 mil. m³) ka një rritje të lehtë prej 1%.

/Motilokal.com