Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme kanë filluar reshjet e borës në veri të vendit. Reshje bore ka pasur në Bogë-Theth, Pukë-Fushë Arrëz, Kukës-Ura Zapodit dhe në Qafë Malo.
Sipas ARRSH-së mjetet borëpastruese po punojnë për pastrimin e rrugëve nga bora dhe shpërndarjen e kripës.
“Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë bore”, apelon ARRSH.
/Motilokal.com
