Moti në Maqedoni të hënën pritet të jetë pjesërisht i vranët dhe ftohtë, në mëngjes do të ketë kushte për reshje të dobëta bor. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi verior mbi 70 km/h.
Të martën parashikohet në mëngjes kthjellët dhe ftohtë, me diell e vranësira të ulëta deri në mesatare gjatë ditës. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu.
E mërkura do të mbajë në mëngjes kthjellët dhe ftohtë, me diell e vranësira të ulëta deri në mesatare gjatë ditës.

/Motilokal.com
