Dimri rikthehet në prill: Kosova nën petkun e bardhë/ FOTO

Dimri rikthehet në prill: Kosova nën petkun e bardhë/ FOTO

Pas një dimri jo shumë të ftohtë dhe pak borë, ditën e diel Kosova është zbardhur nga bora.

Si duket ndryshimi i klimës ka ndikuar që edhe stinët të ndryshojnë vendet. Jo rrallëherë stina e pranverës ka kaluar pa reshje bore.

Tashmë shumë drejtues veturash kanë ndërruar edhe gomat e dimrit me të verës dhe kjo borë ka shkaktuar edhe telashe në qarkullimin rrugor.

Bora pranverore ka dhuruar pamje shumë të bukura, që nuk mundesh të kalosh pa shkrepur një fotografi.

Motilokal ju sjellë disa pamje magjepsëse të borës pranverore.

/Motilokal.com