481 mijë hektarë pyje në Kosovë: Agjencia e Statistikave publikon të dhënat

481 mijë hektarë pyje në Kosovë: Agjencia e Statistikave publikon të dhënat

Kosova konsiderohet ndër vendet e pasura me sipërfaqe pyjore. Në raportin “Disa fakte mbi mjedisin”, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhëna që tregojnë gjendjen aktuale të mjedisit në vend.

Sipas ASK-së, sipërfaqja totale pyjore në Kosovë është rreth 481,000 hektarë. Prej tyre:

  • 83% janë pyje të ulëta (cungishte),
  • 15% janë pyje të larta me farëzim natyral,
  • ndërsa vetëm 1% përbëhet nga pyjet me pyllëzim artificial (farëzim artificial).

Po ashtu, sipërfaqja totale e 260 zonave të mbrojtura në Kosovë arrin në 126,122.75 hektarë.

/Motilokal.com