Përditësimi i gjendjes së rrugëve në Shqipëri pas reshjeve të borës

Përditësimi i gjendjes së rrugëve në Shqipëri pas reshjeve të borës

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se gjatë natës kanë vazhduar reshjet e borës në veri dhe juglindje të vendit pa shkaktuar probleme me qarkullimin. Temperaturat kanë shkuar deri në -9 °C në zonat malore.

Reshje bore ka pasur në Valbonë, Bogë-Theth, Pukë-Fushë Arrëz-Kalimash, Qafë Mali-Fierzë, Klos-Peshkopi, Kukës-Ura Zapodit, Kukës-Bushtricë, në Qafë-Thanë, Boboshticë-Dardhë, në Voskopojë.

Sipas ARRSH-së mjetet borëpastruese kanë punuar për pastrimin e rrugëve nga bora dhe shpërndarjen e kripës.

“Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë drejt akseve me prezencë bore”, apelon ARRSH.

/Motilokal.com