Në raportin “Disa fakte mbi mjedisin”, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhëna që tregojnë gjendjen aktuale të mjedisit në vend. Në këtë raport është publikuar edhe cilësia e ajrit.
Sipas të dhënave të ASK-së gjatë vitit 2024 kishte vlera të larta të pluhurit në formë PM10 dhe PM2.5, në disa lokalitete të vendit.
Në raport thuhet se niveli i ndotjes së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, gjatë viteve 2023 dhe 2024, nuk dallon nga niveli i ndotjes së ajrit në vitet paraprake, për faktin se burimet sektoriale të ndotjes së ajrit janë pothuajse të njëjta.
Në grafikët e më poshtëm janë paraqitur të dhënat e monitorimit të cilësisë së ajrit sipas zonës monitoruese.


/Motilokal.com
