A mund të ketë jetë në Hënë? Çfarë thonë shkencëtarët

A mund të ketë jetë në Hënë? Çfarë thonë shkencëtarët

Sipas një studimi të ri, qoshet dhe çarjet e errëta të sipërfaqes hënore mund të kenë mundësinë të mbajnë jetë.

Në një studim paraprak, i paraqitur në Konferencën e 56-të të Shkencës Hënore dhe Planetare muajin e kaluar, shkencëtarët sugjeruan se rajonet me hije të përhershme të Hënës, të njohura si PSR (Poles Shadowed Regions), mund të ofrojnë kushtet ideale për jetesën mikrobiale – një zbulim që mund të ketë implikime të rëndësishme për përpjekjet tona për të eksploruar satelitin e Tokës.

Disa nga këto rajone hënore nuk kanë parë rrezet e diellit për miliarda vjet për shkak të lëvizjes së lehtë të Hënës në boshtin e saj. Ajo që është befasuese është se këto zonat të errëta mund të ofrojnë gjithashtu një mbrojtje natyrore nga rrezatimi ultravjollcë vdekjeprurës.

“Në hapësirë, mikrobet zakonisht vriten nga nxehtësia ekstreme dhe rrezatimi ultravjollcë”, tha John Moores, autor kryesor i studimit dhe shkencëtar planetar në Universitetin York, Britani e Madhe. “Megjithatë, PSR-të janë shumë të ftohta dhe të errëta, dhe për këtë arsye ato janë një nga mjediset më mbrojtëse në sistemin diellor për mikrobet.”

Një shqetësim i vazhdueshëm për shkencëtarët ka qenë mundësia e kontaminimit të sipërfaqes hënore me mikrobet e Tokës. Si rezultat, programi Artemis i NASA-s ka në plan të ulë misionet e tij pranë Polit të Jugut të Hënës, një rajon ku hijet e përhershme mbulojnë peizazhin. Krateri Shackleton, një PSR, është një nga vendet që po shqyrtohet për ulje.

/Motilokal.com