Përmbytje kundër përmbytjes: Strategjia e çuditshme e një restoranti në SHBA

Përmbytje kundër përmbytjes: Strategjia e çuditshme e një restoranti në SHBA

Pronarët e një restoranti në Kentaki, SHBA, përgjatë rrjedhës së përmbytur të lumit Ohajo, kanë ndërmarrë një masë krejtësisht të pazakontë për të mbrojtur ndërtesën nga uji i ndotur: ata e kanë përmbytur restorantin me ujë të pastër.

Andrew Masterson, bashkëpronar i Captain’s Quarters Riverside Grille në Prospect, ndau një video drejtpërdrejt në Facebook, ku tregon se si ai dhe ekipi i tij po tentojnë ta mbajnë ujin e ndotur jashtë restorantit.

Duke përdorur lavamanë, rubinete dhe një pompë uji pusi, ata e kanë mbushur qëllimisht ndërtesën me rreth 2 metra ujë të pastër, për të krijuar presion të barabartë dhe për të parandaluar hyrjen e përmbytjes së ndotur nga jashtë.

“Pajisjet e kuzhinës dhe panelet elektrike i kemi shkëputur paraprakisht”, shpjegon Masterson në video.

Sipas tij, nëse kjo strategji funksionon, do të mund të shmanget një pastrim i gjatë dhe i kushtueshëm pas përmbytjeve. Megjithatë, ai shprehu shqetësimin se nëse niveli i ujit jashtë arrin mbi 2.5 metra, ekziston rreziku që uji të depërtojë përmes dritareve, dyerve apo kanaleve.


/Motilokal.com