Si të lani atletet në rrobalarëse pa i dëmtuar ato

Si të lani atletet në rrobalarëse pa i dëmtuar ato

Nëse keni ndërmend t'i lani atletet në rrobalarëse, ka disa gjëra që duhet t'i kushtoni vëmendje për të mos i dëmtuar ato.

Së pari, duhet të pastroni tërësisht thembra dhe pjesë të tjera të këpucëve që janë veçanërisht të ndotura në mënyrë që rëra, guralecat etj. të mos ngecin në rrobalarëse.

Hiqni lidhëset dhe shtrojat përpara se t'i vendosni në rrobalarëse. Për të hequr erën e pakëndshme, ekspertët rekomandojnë që atletet t’i spërkatni me sodë buke dhe t’i lini gjatë gjithë natës para se të hiqni pluhurin e tepërt dhe t’i lani.

Vendosni atletet në një çantë rrjetë ose këllëf jastëku për të mbrojtur si këpucët ashtu edhe makinën. Kur bëhet fjalë për tharjen, është mirë t'i vendosni një leckë për të mbajtur formën e tyre dhe t'i lini të thahen në ajër.

Shmangni vendosjen e tyre në tharëse sepse shumica e këpucëve përmbajnë ngjitës që nuk i rezistojnë temperaturave të larta.

/Motilokal.com