Përparim Rama ul buxhetin për lule dhe gjelbërim në Prishtinë

Përparim Rama ul buxhetin për lule dhe gjelbërim në Prishtinë

Ndërmarrja Publike Lokale “Gjelbër” ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt rritjes së efikasitetit përmes investimit në makineri moderne. Këshilltari i Përgjithshëm dhe Sekretari Korporativ i kësaj ndërmarrjeje, Andi Belegu, tha se ky përmirësim teknik synon t’i shërbejë më mirë qytetit dhe të rrisë cilësinë e mirëmbajtjes së hapësirave publike.

Megjithatë, Belegu theksoi se përpjekjet e ndërmarrjes po pengohen nga ulja e buxhetit për gjelbërim nga qeveria komunale, gjë që po ndikon drejtpërdrejt në pamjen dhe shëndetin e kryeqytetit.

“Punëtorët tanë janë të përkushtuar dhe punojnë çdo ditë me zell, por pa mbështetjen e duhur institucionale, rezultatet mbesin të kufizuara”, u shpreh ai.

Sipas Belegut, Prishtina meriton më shumë përkushtim ndaj hapësirës publike, më shumë lule, më shumë pemë dhe më shumë dashuri për ambientin që na rrethon.

/Motilokal.com