Copernicus: 2024, viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Evropë

Copernicus: 2024, viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Evropë

Sistemi satelitor Copernicus i Bashkimit Evropian (BE) bëri të ditur se 2024 ishte viti më i nxehtë i regjistruar në Evropë.

Ky përfundim del nga Raporti për Situatën Klimatike të Evropës 2024 (ESOTC 2024), i përgatitur nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Copernicus në bashkëpunim me Organizatën Botërore Meteorologjike (WMO).

Sipas raportit, Evropa ka ruajtur epitetin e saj si kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë. Viti 2024 shënoi rekorde të temperaturave në pjesën qendrore, lindore dhe juglindore të kontinentit.

Temperaturat mesatare të detit në rajonin evropian ishin 0.7°C mbi mesataren, ndërsa në Detin Mesdhe kjo shifër arriti në 1.2°C, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë.

Përmbytje, nxehtësi ekstreme dhe thatësira në Evropën Lindore

Gjatë gjithë vitit, kontraste në kushtet klimatike janë vërejtur në rajonet lindore dhe perëndimore. Temperatura jashtëzakonisht të thata dhe shpesh rekorde u regjistruan në lindje ndërsa kushte të nxehta por të lagështa në perëndim.

Shumë variabla të klimës si temperatura, reshjet, lagështia e tokës, retë, kohëzgjatja e diellit, rrezatimi diellor dhe potenciali i prodhimit të energjisë diellore tërhoqën vëmendjen midis lindjes-perëndimit.

Evropa Perëndimore pa një nga dekadat më të lagështa në periudhën e analizuar që nga viti 1950.

Në të gjithë kontinentin, stuhitë dhe përmbytjet kanë prekur rreth 413 mijë njerëz në Evropë, me të paktën 335 të vdekur.

Në shtator, zjarret në Portugali shkatërruan një zonë prej rreth 1.100 kilometra katrorë në një javë, ekuivalente me rreth një të katërtën e sipërfaqes totale vjetore të djegur të Evropës.

Vlerësohet se rreth 42 mijë persona janë ndikuar nga zjarret pyjore në Evropë.

"2024 ishte viti më i nxehtë i regjistruar në Evropë. Ne vëzhguam valën më të gjatë të të nxehtit në Evropën Juglindore dhe humbjen rekord të masës së akullit në Skandinavi dhe Svalbard. 2024 ishte vit i kontrasteve klimatike midis Evropës Lindore dhe asaj Perëndimore. Të mësosh se si të përdorësh të dhënat dhe informacionin e klimës për të ndërgjegjësuar vendimet tona duhet të bëhet prioritet për të gjithë ne", tha drejtori i Copernicus Carlo Buontempo.

/Motilokal.com