Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) njoftoi se flota e mjeteve të gjelbra (elektrike dhe hibride) ka arritur 7358 njësi deri në fund të muajit mars 2025, duke shënuar një rritje prej 15% krahasuar me vitin 2024.
Në periudhën janar-mars 2025, janë regjistruar gjithsej 980 mjete 100% elektrike, një rritje prej 55% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Falë lehtësirave fiskale, mjetet e gjelbra vazhdojnë të rrisin ndjeshëm dominancën e tyre në rrugët e Shqipërisë.
Sipas DPSHTRR-së, 33% e mjeteve elektrike të regjistruara kanë 0 kilometra dhe 72,1% e auto veturave të regjistruara gjatë periudhës janar-mars 2025 janë Euro 5 ose më të reja.
/Motilokal.com
