
Gjatë ditës, veçanërisht nga mesdita, me afrimin e një sistemi frontal, parashihen zhvillime të vranësirave, të shoqëruara me rrebeshe shiu dhe bubullima. Në disa zona, këto reshje mund të marrin formën e stuhive të fuqishme, të shoqëruara edhe me breshër.
Zona si Dukagjini, pjesë të Drenicës, veriu dhe rajonet përreth mund të përjetojnë reshje mjaft intensive që mund të zgjasin për një periudhë më të gjatë kohore. Ekziston rreziku për vërshime të shpejta në disa prej këtyre zonave.
Në Shqipëri parashikohet të jetë relativisht i paqëndrueshëm, me vranësira e periudha me diell. Gjatë ditës priten reshje të dobëta shiu deri lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër të shoqëruara me shtrëngata, ndërsa në qarqet e tjera priten vetëm reshje të dobëta shiu.
Ndërsa në Maqedoni do të mbajë mot me vranësira të pjesshme në pjesët perëndimore, kurse me diell e vranësira mesatare në pjesët lindore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare juglindore. Pasditja do të jetë e paqëndrueshme me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe shtrëngata. Proceset do të jenë më intensive në fund të ditës dhe gjatë natës, ku lokalisht do të marrin formën e stuhive me reshje të rrëmbyeshme, shtrëngata dhe erëra të forta, sidomos në pjesët perëndimore.
/Motilokal.com