Një skenë që duket si nga një film aksion ka ndodhur në fshatin Rapogi të Kenias, ku një person 28-vjeçar, Stephen Odhiambo Ouma, është kapur pas një helikopteri në momentin që ky po ngrihej nga një dasmë, duke rrezikuar jetën e tij dhe të të gjithëve përreth.
Pamjet tronditëse e tregojnë të varur qindra metra mbi tokë, ndërsa turmat në tokë shtrëngonin duart, bërtisnin dhe luteshin për shpëtimin e tij. Ouma thuhet se kishte kërkuar një udhëtim drejt Nairobisë dhe pak para, por pas refuzimit, mori situatën në "duart" e veta ose më saktë, në kthetrat e helikopterit.
Piloti, i befasuar nga pasagjeri i paftuar, u detyrua të bëjë një ulje emergjente në një fushë aty pranë. Megjithatë, Ouma, larg pendesës, deklaroi për mediat lokale se ishte “i lehtësuar” që zbriti, por jo sepse kishte frikë thjesht sepse kishte filluar të lodhej. Ai ishte i bindur se do ta kishte përfunduar pa problem fluturimin 65-minutësh, edhe pse... me shapka dhe pa xhaketë.
“Nuk ndjeva fare të ftohtë”, tha ai krenar. “Unë zakonisht lëviz me gomar, kështu që kjo ishte një ditë që nuk do ta harroj kurrë.”
Policia e arrestoi në banesën e tij, dhe tani Ouma përballet me akuza për rrezikimin e jetës së tij dhe të të tjerëve, ndërkohë që historia e tij vazhdon të bëjë xhiron e rrjeteve sociale.
/Motilokal.com
