Java e ardhshme në Kosovë pritet të karakterizohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, me kombinime të motit të vranët dhe periudhave me diell, por orëve të pasdites priten rrebeshe shiu dhe bubullima, që mund të shoqërohen edhe me breshër.
Moti të hënë parashihet me diell dhe vranësira. Rrebeshe shiu mund të ketë gjatë pasdite të shoqëruar me bubullima.
E marta do të vazhdojë me kushte të paqëndrueshme, kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu.
Dita e mërkurë parashihet të mbajë mot me vranësira e reshje lokale shiu.

/Motilokal.com
