Shirat e dendur në rajonin Xhamu dhe Kashmir të administruar nga India shkaktuan rrëshqitje dheu dhe goditje nga rrufetë.
Sipas deklaratave të autoriteteve, raportimet fillestare tregojnë se nga rrëshqitjet e dheut në rajonin e Rambanit, humbën jetën tre persona, mes tyre dy fëmijë, ndërsa mbi 100 persona u evakuuan për arsye sigurie pas incidentit.

Ndërkaq në rajonin Arnas si pasojë e goditjes së rrufesë humbën jetën dy persona ndërsa u plagos një tjetër.

Disa rrugë janë mbyllur për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut.
/Motilokal.com
