Pasi ZRRE vendosi rritjen e çmimit të energjisë elektrike për të gjithë konsumatorët, reagimet janë shtuar por edhe pasojat konkrete po shfaqen njëra pas tjetrës.
Jo vetëm ushqimet, por edhe një kafe mund të bëhet luks në mëngjes në kafiteritë e Kosovës, pasi ato pritet të rrisin çmimin. Nga 1 maji, shumë biznese paralajmërojnë ngritje të çmimit të kafes nga 1 euro në 1.50 euro.
"Rryma veç është bërë barrë e madhe për ne. Me këto tarifa, jo të gjithë do t’ia dalin. Për disa biznese, kjo është thjesht fillimi i fundit", shprehet një menaxher kafiterie.
Kjo rritje e tarifave ka shkaktuar pakënaqësi të madhe në opinion. Qytetarë, biznese, OJQ dhe vet presidentja Vjosa Osmani kanë dalë kundër vendimit. Janë mbajtur tri protesta, por ZRRE nuk ka lëvizur nga qëndrimi.
Kërkesa për rritje kishte ardhur që në shkurt, nga kompanitë KOSTT, KEDS dhe KESCO. ZRRE tashmë e ka vulosur vendimin: çmimi i rrymës rritet mesatarisht për 16%.
/Motilokal.com
