Raketa kineze ngjitet në qiell me tre astronautë në bord

Raketa kineze ngjitet në qiell me tre astronautë në bord

Kina nisi sot tre astronautë në hapësirë në bordin e misionit të saj të ri "Shenzhou-20", sipas pamjeve të drejtpërdrejta nga qendra e lansimit.

Anija kozmike u hodh në hapësirë në orën 17:17 me kohën lokale (0917 GMT) nga Qendra e Lançimit Satelitor në Jiuquan në Kinën veriperëndimore.

Astronautët kinezë Chen Dong, Chen Zhongrui dhe Wang Jie do t'u bashkohen kolegëve në stacionin hapësinor Tiangong të ndërtuar në mënyrë indigjene. Chen Dong është komandanti i misionit.

Anëtarët e ekuipazhit "Shenzhou-20" do të zëvendësojnë taikonautët e misionit "Shenzhou-19", të cilët do të kthehen në shtëpi pas kryerjes së kërkimeve në hapësirë tashmë gjashtë muaj.

/Motilokal.com