Moti të premten në Shqipëri parashikohet të jetë relativisht i paqëndrueshëm, me vranësira e periudha me diell. Gjatë ditës priten reshje të dobëta shiu deri lokalisht mesatare në qarqet Kukës, Dibër, Elbasan, Korçë dhe Gjirokastër, të shoqëruar më shtrëngata ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta shiu.
Për ditën e shtunë, parashikohet mot me reshje të dobëta shiu në pjesën e parë të ditës, ndërsa pasdite me diell.
E diela parashikohet me vranësira dhe reshje lokale shiu përgjatë paradites, ndërsa pasdite kryesisht me kthjellime.

/Motilokal.com
