Moti në Kosovë: Parashikimi i meteorologëve për të premten dhe fundjavë

Moti në Kosovë: Parashikimi i meteorologëve për të premten dhe fundjavë

E premtja pritet të sjellë mot të ndryshueshëm, me vranësira dhe periudha me diell. Gjatë pasdites parashikohen rrebeshe shiu, bubullima, rrufe dhe mundësi për breshër.

Edhe e shtuna do të karakterizohet nga kushte të ngjashme atmosferike. Në orët e pasdites priten reshje shiu të shoqëruara me bubullima.

E diela parashikohet të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të herëpashershme, me mundësi për reshje të dobëta lokale shiu.

/Motilokal.com