Hap i madh drejt ndërtimit të digës së Pollatës – prezantohet raporti fillestar i projektit 58 milionësh

Hap i madh drejt ndërtimit të digës së Pollatës – prezantohet raporti fillestar i projektit 58 milionësh

Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se sot është prezantuar diga që do të ndërtohet në fshatin Pollatë të Podujevës.

Sipas ministrit Aliu, diga e planifikuar kap vlerën prej 58 milionë euro dhe pritet të jetë një zgjidhje jetike për mungesën e ujit në këtë zonë, veçanërisht në kushtet e përkeqësimit të thatësirave për shkak të ndryshimeve klimatike.

Në statusin e tij thuhet:

“Nga projekti i dizajnit të detajuar për ndërtimin e Digës së Pollatës, është prezantuar raporti fillestar.

Kompania projektuese paraqiti sot këtë raport që na afron më shumë me realizimin e një prej investimeve më të rëndësishme për këtë zonë dhe më gjerë.

Me një vlerë prej rreth 58 milionë euro, kjo digë do të ofrojë një zgjidhje të qëndrueshme për furnizimin me ujë, në një kohë kur thatësirat po bëhen gjithnjë e më të shpeshta si pasojë e ndryshimeve klimatike globale.

Pas më shumë se 50 vitesh pa ndërtuar diga të reja, kjo dekadë po shënon një kthesë të madhe – me ndërtimin e 5 digave të reja që do të garantojnë ujë të sigurt për të gjithë dhe për një periudhë afatgjatë.”


/Motilokal.com