Bashkia e Kukësit ka nisur një aksion të rëndësishëm për pastrimin e sipërfaqes së liqenit të Fierzës, me qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për komunitetin lokal.
Me ndihmën e anijes pastruese të dedikuar, po hiqen mbeturinat plastike dhe ndotës të tjerë që rrezikojnë këtë pasuri natyrore të jashtëzakonshme. Ky ndërhyrje jo vetëm që ndihmon në ruajtjen e bukurisë së liqenit, por edhe në mbrojtjen e biodiversitetit të tij të pasur.
Sipas Bashkisë Kukës, pastrimi do të përmirësojë cilësinë e ujit, do të mbrojë florën dhe faunën ujore dhe do të krijojë një mjedis më të pastër e më të sigurt si për banorët vendas, ashtu edhe për vizitorët.
“Pastrimi i liqenit të Fierzës është një hap konkret drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme”, u shprehë përfaqësuesi i bashkisë.
/Motilokal.com
