Parashikimi i motit nga meteorologët për fillimin e javës në Kosovë

Parashikimi i motit nga meteorologët për fillimin e javës në Kosovë

Java e ardhshme në Kosovë pritet të karakterizohet nga kushte të ndryshueshme atmosferike, me kombinime të motit me diell dhe vranësira.

Moti të hënë parashihet me diell dhe vranësira, vende-vende edhe mund të ketë reshje të dobëta shiu.

E marta do të vazhdojë me kushte të paqëndrueshme, kryesisht me vranësira dhe reshje lokale shiu, herë pas here edhe në formën e rrebesheve.

Dita e mërkurë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira, gjatë pasdites mundësi për rrebeshe shiu dhe bubullima.

/Motilokal.com