Stuhi dhe breshër i madh përfshijnë Kroacinë

Stuhi dhe breshër i madh përfshijnë Kroacinë

Zona e Slavonski Brod dhe rrethina e saj u goditën nga një stuhi e fuqishme, kanë bërë të ditur autoritetet kroate.

Në zonat përreth pati reshje të mëdha breshëri, ku sasi të konsiderueshme akulli ranë mbi fshatin Shumeqe, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Sipas banorëve lokalë, stuhia u shoqërua me breshër të paprecedentë, kokrrat e akullit ishin sa një vezë, duke thyer degë pemësh dhe shkatërruar të mbjellat.

Aktualisht nuk ka informacione zyrtare për shkallën e plotë të dëmeve apo për të lënduar, por parashikimet sinjalizojnë reshje të mundshme gjatë natës.

Qytetarëve u bëhet thirrje të tregojnë kujdes dhe të ndjekin me vëmendje zhvillimet e mëtejshme të motit.

/Motilokal.com