Rrezik i fshehur në shtëpinë tuaj: Ky produkt kimik po ju dëmton zemrën

Rrezik i fshehur në shtëpinë tuaj: Ky produkt kimik po ju dëmton zemrën

Imagjinoni të përdorni çdo ditë sende që po ju shkatërrojnë ngadalë shëndetin, pa e kuptuar fare. Shishet plastike, kutitë e ushqimit, paketimet kozmetike dhe madje edhe pajisjet mjekësore përmbajnë një kimikat që tani, sipas shkencëtarëve, është një kërcënim serioz për shëndetin e zemrës sonë.

Është di-2-etilheksil ftalat (DEHP) - një shtesë që përdoret për t’i bërë plastikat më fleksibile. Edhe pse ka qenë i pranishëm në produktet e përditshme për dekada të tëra, një studim i ri i botuar në revistën mjekësore eBioMedicine zbulon të dhëna të frikshme: "Në vitin 2018, rreth 356,238 vdekje në të gjithë botën iu atribuuan ekspozimit ndaj DEHP. Nga këto, 349,113 iu atribuuan përdorimit të plastikës", përfundojnë autorët e studimit.

Pse është DEHP i rrezikshëm për zemrën?

Ekspertët nga NYU Langone Health shpjegojnë se ekspozimi ndaj DEHP mund të çojë në inflamacion në arterie, duke rritur rrezikun e atakut në zemër dhe goditjes në tru. Gjegjësisht, shkencëtarët e quajnë këtë produkt "një rrezik të madh për shëndetin e njeriut".

Megjithatë, DEHP gjendet kudo, në enët e ushqimit, lodrat e fëmijëve, shampot, kremrat, paketimet kozmetike dhe madje edhe në pajisjet mjekësore. Problemi është se kjo kimikat mund të çlirohet në kontakt me nxehtësinë, yndyrnat ose acidet. Dr. Leonardo Trasande, profesor i pediatrisë dhe autor kryesor i studimit, thekson: “Rezultatet tona tregojnë një nevojë urgjente për rregullore globale për të zvogëluar ekspozimin ndaj këtyre toksinave, veçanërisht në rajonet që po industrializohen me shpejtësi dhe përdorin sasi të mëdha plastike.”

Çfarë mund të bëni për të kufizuar ekspozimin tuaj?

Zgjidhni qelq, jo plastikë – Në vend të shisheve dhe kutive plastike, përdorni alternativa prej qelqi, metali ose letre.

Mos e ngrohni ushqimin në plastikë – Edhe nëse shkruan "i sigurt për mikrovalë", është më mirë ta shmangni atë. Në vend të kësaj, përdorni qeramikë ose qelq.

Kërkoni produkte të etiketuara si pa BPA, pa ftalate ose pa polietileni/polipropilen kur blini kozmetikë dhe produkte të kujdesit personal.

Filtroni ujin tuaj – Filtrat cilësorë shtëpiakë mund të ndihmojnë në heqjen e mikroplastikës nga uji i rubinetit.

Sa më shumë që të jetë e mundur, mos përdorni plastikë njëpërdorimëshe – Sillni me vete çantat prej pëlhure, shishet e çelikut dhe takëmet.

Ndërsa shkenca është ende duke hetuar lidhjen e saktë shkakësore midis DEHP-së dhe sëmundjeve të zemrës, një gjë është e qartë: më pak plastikë do të thotë më shumë shëndet.

/Motilokal.com