Timoni i së ardhmes vjen nga Japonia – kjo është vetura që do ta ketë së pari

Timoni i së ardhmes vjen nga Japonia – kjo është vetura që do ta ketë së pari

Toyoda Gosei ka zhvilluar një timon të ri inovativ, i krijuar posaçërisht për sistemet “steer-by-wire”, teknologji që eliminon lidhjen mekanike tradicionale midis timonit dhe rrotave.

Falë dizajnit të avancuar, ky timon kontribuon në një përvojë drejtimi më të rehatshme dhe është i përputhshëm me sistemet e gjeneratës së ardhshme që ofrojnë një ndjesi drejtimi më të rafinuar dhe të personalizuar, thuhet në deklaratën e kompanisë.

Timonin e ri do ta përdor fillimisht automjeti plotësisht elektrik Lexus RZ nga Toyota Motor Corporation.

Me formën e tij kompakte dhe moderne, që ngjan me kontrollin e një aeroplani, ky dizajn është bërë i mundur falë sistemit “steer-by-wire”, i cili eliminon nevojën për rrotullime të shumta të timonit gjatë kthesave apo manovrimeve, pasi drejtimi realizohet përmes sinjaleve elektronike.

Toyoda Gosei ka shfrytëzuar përvojën në dizajnin ergonomik për të zhvilluar formën e dorezës dhe ndërtimin e përgjithshëm të timonit. Ky model do të ofrohet me mbështjellje prej lëkure të vërtetë ose artificiale, në varësi të preferencave të prodhuesit të automjetit.

/Motilokal.com