
Oda Ekonomike e Kosovës i është drejtuar zyrtarisht Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) me kërkesë publike për pezullimin e vendimit për daljen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike nga data 01.06.2025.
OEK thekson se kjo kërkesë bazohet në shqetësimet e shumta të anëtarëve të Odës Ekonomike të Kosovës dhe në analizat që tregojnë se një hap i tillë në këtë periudhë do të kishte pasoja serioze për sektorin privat dhe ekonominë në përgjithësi.
Në shkresë thuhet se nuk është momenti i favorshëm për bizneset të dalin në tregun e hapur në këtë periudhë.
“Sektori privat punëson mbi 330 mijë punëtorë dhe dalja në treg në këto kushte mund t’i sjellë shumë biznese pranë falimentimit për shkak të pamundësisë financiare për të përballuar çmimet aktuale të tregut të hapur”, thuhet ndër të tjera në shkresën e OEK-ut drejtuar ZRRE-së.
Sipas OEK-ut, edhe produkti vendor do të goditet rëndë.
Tutje thuhet se prodhimi vendor do të humbë konkurrueshmërinë me produktet e importuara, duke rrezikuar praninë e tyre në edhe në tregjet e rajonit dhe ato evropiane, për shkak të rënies së kërkesës për produkte vendore si rrjedhojë e rritjes së kostos së prodhimit që vjen nga shtrenjtimi i energjisë elektrike.
Pezullimin e vendimit për daljen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike është kërkuar të shtyhet për një vit.
/Motilokal.com