Lajm i mirë/ Shërohet pacienti 77 vjeçar, i cili ishte rasti i parë në Kosovë, i diagnostikuar me COVID-19

Lajm i mirë/ Shërohet pacienti 77 vjeçar, i cili ishte rasti i parë në Kosovë, i diagnostikuar me COVID-19

Pacienti 77 vjeçar, i diagnostikuar si rasti i parë në Kosovë me COVID-19, nga Vitia, është shëruar dhe pritet të lirohet nga Klinika Infektive.

Këtë lajm e kanë konfirmuar në konferencën e sotme për medie, drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha dhe Prof. Sali Ahmeti.

Ata bënë të ditur se në klinikë janë gjithsej 49 pacientë të diagnostikuar me COVID-19, 40 prej tyre në gjendje të mirë, 7 në me oksigjenoterapi dhe 2 në kuadër të mjekimit intensiv të kësaj klinike në ventilim mekanik.

Në konferencë, u theksua se stafi mjekësor i Klinikës Infektive është duke dhënë maksimumin për të trajtuar pacientët e shtrirë.

Po ashtu, u bë e ditur se 5 infermieret e infektuar me COVID-19, janë në gjendje të mirë shëndetësore, 2 janë në shtëpi në vetizolim, 3 duke u trajtuar në klinikë.

Njëra prej tyre dy herë ka rezultuar negative në testet e përsëritura dhe pritet të lirohet në shtëpi.

Sa i përket furnizimit me material dhe masa mbrojtëse, drejtoresha e Klinikës Infektive, tha se kanë furnizim të mirë nga SHSKUK dhe Ministria e Shëndetësisë, por po zbatojnë rekomandimet e OBSH, për shfrytëzim racional të materialit shpenzues./Motilokal.com