Të hënën, vendi do të përfshihet nga një mot relativisht i paqëndrueshëm, fillimisht i kthjellët e vranësira në shtim nga orët e mesditës e në vijim. Nga mesdita priten reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Reshjet parashikohen të jenë të herëpashershme në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Në mëngjes dhe mbrëmje në lugina pritet prezencë e mjegullës.
E marta do të vijojë me reshje lokale shiu, ndërsa nga pasditja pritet përmirësim i situatës meteorologjike.
Moti të mërkurën parashikohet kryesisht stabil, me diell dhe vranësira.

/Motilokal.com
