Kamerat-kurth zbulojnë një familje rrëqebujsh në Shqipëri

Kamerat-kurth zbulojnë një familje rrëqebujsh në Shqipëri

Lajmi më i gëzueshëm për rrëqebullin e Ballkanit në Shqipëri! Kamerat-kurth të vendosura nga një bashkëpunim i shkëlqyer midis PPNEA dhe AKZM-AdZM Elbasan në rajonin malor Polis-Guri i Zi kanë sjellë një surprizë të paimagjinueshme dhe rezultatin më maksimal që mund të pritej.

Një familje rrëqebulli, e përbërë nga tre individë, është filmuar dhe fotografuar në 16 shkurt 2020. Kjo provë e riprodhimit të rrëqebullit është indikatori parësor për ekzistencën e një popullate tjetër në Shqipëri. Pas zonës së Munellës në veri të Shqipërisë, rajonin Polis-Guri i Zi bëhet tashmë rajoni i dytë në Shqipëri ku është vërtetuar riprodhimi i rrëqebullit dhe zona e tretë në gjithë Ballkanin (përfshirë dhe Parkun Kombëtar të Mavrovës në Maqedoninë e Veriut).

Monitorimi në rajon po kryhet bashkërisht nga PPNEA dhe AdZM Elbasan në kuadër të Programit për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit në Shqipëri dhe është një thellim i kërkimit për rrëqebullin në këtë rajon pas evidentimit të ekzistencës së një individi në dhjetor 2018 nga AdZM Elbasan.

Përveç faktit të vërtetimit të riprodhimit të rrëqebullit, kjo e dhënë vërteton dhe vendodhjen më jugore të rrëqebullit të Ballkanit në të gjithë gadishullin./PPNEA/Motilokal.com