"Fermat po shuhen": Klima po kërcënon frutat më të preferuara në botë

"Fermat po shuhen": Klima po kërcënon frutat më të preferuara në botë

Bananet janë gjithnjë e më shumë nën kërcënim nga ndryshimet klimatike, me prodhuesit që pretendojnë se kushtet ekstreme të motit po i “vrasin” plantacionet e tyre, sipas një raporti.

Një analizë nga organizata bamirëse ndërkombëtare për zhvillim Christian Aid, e publikuar të hënën, tregon se rritja e temperaturave dhe dëmtuesit që lidhen me klimën po i vënë bananet në rrezik.

Studimi zbuloi se gati dy të tretat e zonave më të përshtatshme për kultivimin e bananeve në Amerikën Latine dhe Karaibe, një rajon përgjegjës për rreth 80 përqind të eksporteve botërore të bananeve, mund të humbasin deri në vitin 2080 për shkak të ndryshimeve klimatike.

Bananet rriten në një temperaturë që varion nga 15 deri në 35 gradë Celsius, por ato janë gjithashtu shumë të ndjeshme ndaj mungesës së ujit, që do të thotë se kushtet gjithnjë e më ekstreme të motit ndikojnë në aftësinë e bimës për të mbijetuar.

Sëmundje të tilla si fusarium tropicala 4 janë shfaqur gjithashtu si një kërcënim në rritje vitet e fundit, duke shkaktuar humbjen e fermave të tëra në të gjithë Amerikën Latine.

Christian Aid citoi fermerët nga rajoni të kenë thënë se fermat e tyre po "vdisnin", gjë që nga ana tjetër po ndikonte në të ardhurat e tyre.

Në dritën e gjetjeve, Christian Aid po u bën thirrje vendeve të zhvilluara që të ulin urgjentisht emetimet e karbonit për të ndaluar ndikimet në rritje të ndryshimeve klimatike.

Gjithashtu, ai bën thirrje për financim ndërkombëtar për klimën për të mbështetur fermerët e bananeve dhe komunitetet bujqësore në përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike.

/Motilokal.com