Koronavirusi bën mrekulli! Shembet ura gjigante në Itali, për fat të mirë pa viktima

Koronavirusi bën mrekulli! Shembet ura gjigante në Itali, për fat të mirë pa viktima

Italia po përballet me përhapjen e koronavirusit dhe me numrin më të madh të viktimave në Evropë.

E si duket nuk po i mjafton vetëm problemi i virusit. Një urë gjigante është shembur sa hapë e mbyll sytë në Aula mes Firence dhe Genoas.

Fat i mirë që Italia është në Izolim dhe në momentin e shembjes që lidh La Spezia-n dhe Massa-n po kalonte një furgon dhe për pasojë shoferi mbeti i plagosur lehtë. Shoferi i cili u plagos pas rrëzimit të urës në Albiano Magra u transportua në spital, ndërkohë që një tjetër shofer në një furgon, nga ana tjetër, shpëtoi i padëmtuar.

Ura në ditë të zakonshme ka një qarkullim mjetesh të konsiderueshme, por koronavirusi ka paralizuar lëvizjen.

Ekipet e zjarrfikësve menjëherë kanë dalë në vend të ngjarjes, kurse deri më tani nuk raportohet për viktima, e shoferi i kamionit që është lënduar sipas mjekëve është në gjendje të mirë./Motilokal.com