Njerëzit që hanë rregullisht ushqime ultra të përpunuara kanë një rrezik pothuajse trefish më të lartë për të zhvilluar sëmundjen e Parkinsonit, sipas një studimi të ri.
Ushqimet dhe pijet ultra të përpunuara përfshijnë: vaktet e ngrira, drithërat e ëmbëlsuara, supat e menjëhershme, koset me fruta, mishin e rritur në laborator, akulloret, patatet e skuqura, biskotat, pijet e gazuara...
Shkencëtarët kinezë zbuluan se njerëzit që hanin 11 ose më shumë "porcione" ushqimesh ultra të përpunuara në ditë kishin 2.5 herë më shumë gjasa të kishin shenja të hershme të sëmundjes së Parkinsonit sesa ata që hanin tre ose më pak "porcione".
Një "porcion" është ekuivalent me një kanaçe pije të gazuar ose një lugë gjelle ketchup. Mbani në mend se edhe ushqimet që konsiderohen të shëndetshme, si sallatat, mund të jenë gjithashtu ultra të përpunuara.
Shenjat më të hershme të sëmundjes së Parkinsonit përfshinin probleme me gjumin, lodhje, kapsllëk dhe një ndjenjë të reduktuar të nuhatjes. Studiuesit raportojnë se aditivët artificialë që gjenden në ushqimet ultra të përpunuara shkaktojnë inflamacion dhe stres oksidativ. Kjo dëmton neuronet në tru që prodhojnë dopaminë, neurotransmetuesin që kontrollon lëvizjen.
Përveç kësaj, ushqimi absorbohet shpejt në qarkullimin e gjakut dhe sulmon mikrobiomën, bashkësinë e baktereve "miqësore" që banojnë në zorrë dhe "komunikojnë" me trurin. Xiang Gao, i cili është një nga autorët e studimit, deklaroi: "Një dietë e shëndetshme është thelbësore sepse shoqërohet me një rrezik më të ulët të sëmundjeve neurodegjenerative. Ushqimet që zgjedhim sot mund të ndikojnë ndjeshëm në shëndetin e trurit tonë në të ardhmen."
Rezultatet e hulumtimit u botuan në revistën profesionale Neurology.
/Motilokal.com
