Meteorologët tregojnë si do të jetë moti të premten në Maqedoni

Meteorologët tregojnë si do të jetë moti të premten në Maqedoni

Të premten, në Maqedoni parashikohen mot me vranësira dhe freskët e reshje shiu të herëpashershme. Reshjet parashihen të jenë të dendura. Drejt fundit të ditës, në malet më të larta do të ketë kushte për reshje të herëpashershme bore. Në mëngjes do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga juglindja, ndërsa pasdite dhe gjatë natës drejt të shtunës do të fryjë erë e fortë nga veriu mbi 60 km/orë.

Termometri pritet të shënon temperatura prej 7 deri në 14 °C.

/Motilokal.com