Sipas shumë studimeve, është arritur në përfundimin se rreth 80% e baktereve më të zakonshme te njeriu ndodhen në sipërfaqen e celularëve që përdorim çdo ditë.
Telefonat mobilë janë ndër objektet më të ndotura që prekim rregullisht. Ata mbajnë një sasi të konsiderueshme bakteresh, për shkak të kontaktit të vazhdueshëm me duart, fytyrën dhe mjedisin përreth.
Disa ekspertë madje theksojnë se celularët janë më të ndotur edhe se kapakët e tualeteve, ndërkohë që i prekim mesatarisht rreth 150 herë në ditë.
Pse telefonat janë kaq të ndotur?
Telefonat krijojnë një mjedis ideal për shumimin e mikrobeve, për disa arsye:
- Kontakti i shpeshtë me duart – Prekim shumë sipërfaqe gjatë ditës dhe i transmetojmë mikrobet në telefon.
- Nxehtësia e pajisjes – Përdorimi e ngroh celularin, gjë që favorizon rritjen e baktereve.
- Përdorimi në mjedise të ndotura – Si në tualet, transport publik apo gjatë ngrënies.
- Pastrimi i rrallë – Shumë pak njerëz pastrojnë rregullisht telefonat e tyre.
- Çarje dhe hapësira të vështira për pastrim – Pluhuri dhe mikrobet grumbullohen në të çarat dhe butonat.
Telefoni kthehet në një "strehë për mikrobet", për shkak të përdorimit të vazhdueshëm dhe mungesës së higjienës.
Ja cilat janë 10 bakteret më të zakonshme që gjenden në telefonat mobilë:
- Pseudomonas aeruginosa – Shumë i pranishëm në telefona, sepse rritet lehtë edhe pa shumë ushqim.
- Clostridium difficile – Shkaktar i diarresë dhe irritimeve të zorrës së trashë, veçanërisht tek personat me imunitet të dobësuar.
- Staphylococcus aureus – Jeton natyrshëm në lëkurë, por mund të shkaktojë sëmundje serioze. Shpesh gjendet në telefonat e punonjësve të sistemit shëndetësor.
- Stafilokokët koagulazë-negativë – Shkaktarë të infeksioneve në gjak, rezistentë ndaj antibiotikëve.
- Streptokoku – Tipi A shkakton faringjit e tonsilit, ndërsa tipi B mund të prekë mushkëritë dhe traktin urinar.
- Escherichia coli (E. coli) – Edhe pse jeton natyrshëm në zorrë, prania e tij në telefon tregon ndotje fekale.
- Coliformi – I ngjashëm me E. coli dhe po ashtu sinjalizues i ndotjes.
- Corynebacterium – Shkaktar i difterisë, një sëmundje e rrezikshme e rrugëve të frymëmarrjes.
- Candida albicans – Normalisht gjendet në trup, por kur shumohen shkaktojnë infeksione në gojë dhe zona intime.
- Myshqet (fungi) – Zakonisht gjenden në ushqime të kalbura, por janë gjetur edhe në 10% të telefonave të testuar. Mund të shkaktojnë vështirësi në frymëmarrje dhe, në raste të rralla, infeksione pulmonare.
/Motilokal.com
