E diela pritet të sjellë një mot të qëndrueshëm dhe të favorshëm në të gjithë territorin e Shqipërisë. Qielli do të jetë kryesisht i kthjellët, duke i lënë vend rrezeve të diellit për të dominuar pjesën më të madhe të ditës. Herë pas here, pritet të ketë kalime të lehta vranësirash, të cilat nuk do të ndikojnë ndjeshëm në kushte atmosferike.
Temperaturat do të jenë në rritje të lehtë, duke ofruar një ndjesi të këndshme pranverore në zonat malore dhe një ngrohtësi tipike verore në ultësira dhe bregdet.
Një ditë ideale për aktivitete në natyrë, pushime pranë detit apo shëtitje në qytet, ndërsa moti mbetet aleati më i mirë për një fundjavë të qetë dhe relaksuese.
Termometri pritet të shënon temperatura prej 15 deri në 19 °C.
/Motilokal.com
