Parashikimi i motit për fillimjavën në Shqipëri

Parashikimi i motit për fillimjavën në Shqipëri

Të hënën, vendi do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me vranësira dhe intervale të shkurtra me kthjellime. Reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët priten në pjesën më të madhe të territorit, që nga orët e para të mëngjesit deri në pasdite. Pasditja do të sjellë një përmirësim të dukshëm të kushteve, me kthjellime dhe vranësira kalimtare, kryesisht në zonat malore lindore. Reshjet do të ndërpriten në të gjithë vendin.

E marta do të vijojë me një mot të alternuar mes vranësirave dhe periudhave me diell. Në disa zona të izoluara priten reshje të shkurtra në formën e rrebesheve të shiut.

Edhe të mërkurën moti do të jetë i ndryshueshëm. Parashikohen vranësira dhe kthjellime, ndërsa që në orët e para të mëngjesit priten reshje lokale shiu me intensitet të ulët.

/Motilokal.com