Moti në Maqedoni të hënën pritet të jetë me diell e vranësira të lehta deri në mesatare. Pasditja do të jetë e paqëndrueshme me reshje lokale të shiut dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor.
Të martën parashikohet mot me diell e vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi.
E mërkura do të mbajë pjesërisht me vranësira e periudha me diell. Pasditja do të jetë e paqëndrueshme me reshje lokale të shiut dhe bubullima.

/Motilokal.com
