Parashikimi i motit për fillimjavën në Mal të Zi

Parashikimi i motit për fillimjavën në Mal të Zi

Fillimi i javës në Mal të Zi do të karakterizohet nga luhatje të dukshme të kushteve atmosferike.

Të hënën, moti pritet të jetë kryesisht i vranët gjatë orëve të paradites, me reshje të lehta lokale. Nga mesdita, do të ketë përmirësim të dukshëm, ku pritet shfaqja e intervaleve me diell dhe temperaturat do të jenë në rritje të lehtë.

E marta sjell mot të ndryshueshëm. Vranësirat do të jenë të pranishme gjatë gjithë ditës, të shoqëruara me periudha të shkurtra me diell dhe reshje të herëpashershme shiu, kryesisht pasditeve.

E mërkura, sipas parashikimeve, do të jetë dita më e trazuar e javës. Vranësirat do të jenë të dendura që nga mëngjesi, ndërsa reshjet e shiut do të intensifikohen gjatë ditës, duke u shoqëruar me bubullima dhe erëra të forta në disa zona.

/Motilokal.com