Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin mujor “Statistikat e Energjisë” për muajin mars 2025, duke përfshirë të dhëna të detajuara mbi prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, energjisë elektrike, si dhe tregtinë ndërkombëtare të energjisë dhe energjentëve të tjerë.
Më shumë energji elektrike në dispozicion krahasuar me një vit më parë
Sipas ASK-së, gjatë muajit mars 2025 energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 671.26 GWh, ndërsa konsumi i energjisë elektrike arriti në 504.43 GWh. Kjo paraqet një rritje prej 12.45% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2024.

Ndërkohë, energjia elektrike alternative zuri 12.83% të konsumit total, duke reflektuar një rritje të pjesëmarrjes së burimeve të rinovueshme me 1.18% krahasuar me marsin e kaluar.
Importi dhe eksporti i energjisë
Në mars 2025, Kosova importoi 338.11 GWh energji elektrike dhe eksportoi 243.61 GWh, përfshirë edhe sasitë e transmetimit ndërkombëtar.

Rënie e prodhimit të thëngjillit
Prodhimi i thëngjillit gjatë marsit 2025 ishte rreth 685.12 mijë ton, duke shënuar një rënie prej -6.02% në krahasim me marsin e vitit të kaluar.
/Motilokal.com
