Mësoni si parashikohet moti të enjten në Kosovë

Mësoni si parashikohet moti të enjten në Kosovë

Të enjten pritet një ditë me mot të ndryshueshëm në Kosovë. Gjatë pjesës së parë të ditës, do të mbizotërojnë intervale më të gjata me diell. Megjithatë, në orët e pasdites parashikohen zhvillime të vranësirave të cilat do të sjellin rrebeshe shiu, kryesisht në zonat malore dhe ato përreth tyre.

Reshjet mund të shoqërohen edhe me shkarkesa rrufesh dhe erëra të përkohshme të forta.

Termometri pritet të shënon temperatura prej 15 deri në 21 °C.

/Motilokal.com