Një tërmet i fortë me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter u regjistrua pranë ishullit grek të Kretës mëngjesin e sotëm në orën 06:19 me orën lokale.
Qendrat sizmologjike regjistruan se epiqendra ishte në veri të Kretës në një thellësi prej afërsisht 69 kilometrash, pranë qytetit të Ágios Nikólaos, rreth 59 km larg.
Sipas dëshmive, dridhjet u ndjenë në Athinë, si dhe në Izrael, Egjipt dhe Qipro.
"Dridhje e gjatë", "E gjithë shtëpia po dridhej", "Na zgjoi dridhja e shtratit dhe lehja e të gjithë qenve. Zgjati pothuajse 10 sekonda...",
/Motilokal.com
