Fotografi prizrenas dokumenton rikthimin e një shpendi që besohej i zhdukur prej shekujsh

Fotografi prizrenas dokumenton rikthimin e një shpendi që besohej i zhdukur prej shekujsh

Një nga simbolet më të rralla të botës së egër dhe bukurisë natyrore, stërqoka me sqep të kuq, është rikthyer në qiellin shqiptar pas më shumë se 200 vitesh mungesë. Kjo ngjarje historike është dokumentuar nga fotografi i njohur prizrenas, Adon Pajaziti, i cili ndau emocionin me miqtë e tij në rrjete sociale.

"Çfarë ndjenje!", shkruan Pajaziti në një postim në Facebook, duke treguar emocionin e takimit me një specie që për shumë kohë ishte konsideruar e humbur.

Në një kohë kur natyra shpesh anashkalohet apo harrohet, ky rikthim vjen si një kujtesë e fuqishme për bukurinë dhe rezistencën e botës së egër. Një mesazh i qartë nga natyra se jeta gjen mënyra për të lulëzuar sërish.

"Ky zog i rrallë është rikthyer falë ruajtjes së habitatit dhe mbrojtjes më të mirë të natyrës. Prania e saj është dëshmi se natyra mund të rikuperohet, nëse i japim një mundësi", ka shkruar fotografi Pajaziti.


/Motilokal.com