Borë në prag të verës – moti çmendet sërish!

Borë në prag të verës – moti çmendet sërish!

Edhe pse ndodhemi kah fundi i muajit maj dhe pranverës sipas kalendarit meteorologjik, kjo fundjavë pritet të sjellë mot të paqëndrueshëm dhe të luhatshëm. Nuk do të mungojnë ditët me kushte të mira dhe relativisht stabile, por as ditët e freskëta, me reshje shiu, madje në zonat malore pritet edhe borë.

Sipas parashikimeve të Motilokal.com, të shtunën dhe dielën pritet të ketë reshje bore në viset malore të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Kjo javë ka nisur me vranësira të herëpashershme dhe intervale me diell, në zona të ndryshme gjatë pasdites dhe natën ka patur rrebeshe të izoluara shiu. Po ashtu gjatë ditëve në vijim priten reshje shiu dhe rëni të temperaturave.

Pavarësisht ndryshueshmërisë së motit nuk do të mungojnë ditët me diell dhe ngrohtësi, të cilat do të sjellin pak më shumë lehtësi dhe optimizëm në ditët në vazhdim.

/Motilokal.com